Lajmet dhe aktivitetet

You are here

Thirrja publike “Shoferë të rinj të sigurtë”

Të nderuar nxënës të shkollave të mesme,

    Në kuadër të fushatës "Rinia pa çmenduri", Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe partnerët e tij organizojnë konkurs për njohjen e rregullave të komunikacionit, me moton "Shoferë të rinj të sigurt".

    Për të marrë pjesë në thirrjen publike për konkursin shpërblyes, në të cilin do të ndahen 16 vauçerë për dhënien e provimit pët shofer, duhet të plotësoni këtë aplikacion dhe ta dorëzoni te koordinatori i emëruar në shkollën tuaj, Prof. (emri, mbiemri, telefoni i kontaktit).

    Të drejtën e pjesëmarrjes e kanë personat e vitit të katërt, të cilët nuk kanë patentë shofer. 

    Të dhënat e përgjithshme:

    Mbiemri: _______________________________________

    Emri: __________________________________________

    Kontakti (telefoni ose e-maili) _______________________

    Shkolla: ________________________________________

    Qyteti: _________________________________________

    Komuna: _______________________________________

    Nxënësit e regjistruar të shkollave të mesme do t'i marrin materialet që do t'u duhen për dhënien e provimit. Afati për parashtrimin e aplikacionit dhe dorëzimin e tij është deri më 5.5.2017. Fletëparaqitja parashtrohet në këtë e-mail: edukacija@rsbsp.org.mk 

    Çmimet për 16 nxënësit më të mirë të shkollave të mesme do të jenë:

    • 1 vauçer për dhënien falas për "Kategorinë B"

    • 5 vauçerë për dhënien falas të "Kategorisë AM"

    • 10 vauçerë me 50% zbritje për "Kategorinë B"

    Vauçerët kanë kohëzgjatje prej një viti, përkatësisht deri në maj 2018.

    Testimi përfundimtar dhe ndarja e vauçerëve do të mbahet në QSHA "Boro Petrushevski" - Shkup. Testimi do të kryhet nga përfaqësuesit e MPB-së, Auto Shkollave dhe KRSKRR-së. Kandidatët e paraqitur do të informohen në kohën e duhur për mënyrën dhe kohën e mbajtjes së testimit përfundimtar.

    Aplikacioni dhe të gjitha çështjet e tjera në lidhje me konkursin mund t'i gjeni në këtë e-mail: edukacija@rsbsp.org.mk 

Grupet e synuara

  • Automjete
  • Çiklistë
  • Fëmijët në komunikacion
  • Këmbësorë
  • Motoçiklistë
  • Të rinjtë

Propozimet dhe komentet Tuaja

Përmes këtij formulari mund të paraqisni ideja, propozime dhe projekte të dobishme nga të gjitha fushat e sigurisë në komunikacion

Компании кои се грижат за безбедноста во сообраќајот