Lajmet dhe aktivitetet

You are here

Takim pune i kryetares së KRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska me drejtorin e Agjencisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Serbisë, Dushko Peshiq

Në pajtim me memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Agjencisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Serbisë, sot në Shkup, në hapësirat e KRSKRR-së, u realizua takimi i punës i kryetares së KRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska, me drejtorin e Agjencisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Serbisë, Dushko Peshiq. Qëllimi i takimit ishte avancimi i bashkëpunimit midis të dyja institucioneve përmes shkëmbimit të përvojave, njohurive dhe praktikave pozitive dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta për parandalimin e komunikacionit në periudhën e verës me moton "Ngas i pushuar". 

Si pjesë përbërëse e takimit, u organizua mbledhja profesionale në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e të dyja institucioneve. Në mbledhjen profesionale u prezantua mënyra e punës së të dyja institucioneve, aktivitetet e realizuara në periudhën e kaluar, rezultatet e punës së deritanishme, përvojat pozitive dhe negative dhe u përcaktuan mënyrat dhe modelet e reja të veprimit për të zvogëluar numrin e viktimave në rrugët.Siguria në komunikacionin rrugor është problem dhe sfidë nacionale, por në të njëjtën kohë edhe rajonale dhe globale. Të dhënat statistikore tregojnë se në vendet e rajonit të Evropës Juglindore, numri i personave të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësitë e komunikacionit për 100,000 banorë është më i lartë se në vendet anëtare të BE-së dhe, në përputhje me të, siguria në komunikacion dhe bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor të ngritën në nivel dukshëm më të lartë.

Në periudhën e kaluar, kemi realizuar disa takime pune me përfaqësuesit e Agjencisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Serbisë dhe mund të thuhet se rezultatet e bashkëpunimit të deritanishëm janë jashtëzakonisht pozitive. Prandaj, si rezultat i bashkëpunimit të deritanishëm, janë bërë shkëmbime të video-spoteve, video-materialeve edukative për fëmijë, literaturës profesionale, shkëmbim përvojash, njohurish, etj. Duke pasur parasysh faktin se gjatë verës dyfishohet numri i fatkeqësive të komunikacionit, shumica e të cilave ndodhin në autostradë dhe në ato fatkeqësi komunikacioni kryesisht pjesëmarrës janë shoferët që transitojnë nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm do të dakordohet realizimi i fushatës së përbashkët që do të realizohet gjatë verës në pikat kufitare në të dyja vendet dhe në autostradat në të dyja vendet. Komunikacioni nuk njeh kufij, viktimat në komunikacion nuk njohin nacionalitet dhe ky është motivi dhe arsyeja kryesore për bashkëpunimin e fortë ndërmjet KRSKRR-së dhe Agjencisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Serbisë, - theksoi kryetarja e KRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska me rastin e takimit të sotëm me drejtorin e Agjencisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Serbisë, Dushko Peshiq.  Me qëllim të komunikacionit më të sigurt në rajonin e Evropës Juglindore, është e domosdoshme që vendet në rajon të ndërtojnë një qasje të përbashkët për çështjet në fushën e komunikacionit rrugor përmes shkëmbimit të përvojave, njohurive, të dhënave, materialeve dhe përmes zbatimit të përbashkët të projekteve dhe aktiviteteve edukative dhe parandaluese të komunikacionit që të kontribuojnë bashkërisht për komunikacion më të sigurt dhe më pak viktima në fatkeqësitë e komunikacionit.   

Grupet e synuara

  • Automjete
  • Çiklistë
  • Fëmijët në komunikacion
  • Këmbësorë
  • Motoçiklistë
  • Të rinjtë

Propozimet dhe komentet Tuaja

Përmes këtij formulari mund të paraqisni ideja, propozime dhe projekte të dobishme nga të gjitha fushat e sigurisë në komunikacion

Компании кои се грижат за безбедноста во сообраќајот