Lajmet dhe aktivitetet

You are here

Kush, si, kur dhe ku mund të ngas trotinetin elektrik?

Trotinetët elektrikë dhe elektromobiliteti janë diçka e re, diçka që është në trend, diçka e njohur dhe aktuale. Vetëm një vit më parë, i pamë trotinetët elektrikë si atraksion turistik në metropolet e mëdha evropiane, ndërsa sot ata janë tashmë këtu dhe janë të pranishëm në rrugët, trotuaret, shtigjet e biçikletave në Shkup dhe në qytetet e tjera. Prania e tyre në komunikacion sjell shumë përfitime, hap shumë alternativa për të tejkaluar problemin e rrëmujës në komunikacion, bllokimit dhe zhurmës në komunikacion, mungesës së vazhdueshme të hapësirave të parkimit, ndotjes, etj., por paraqet edhe kërcënim për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.

Në pajtim me të theksuarën, KRSKRR-ja me përkujtim mbi atë se kush, si, kur dhe ku mund të ngas trotinet elektrik, përkatësisht KRSKRR-ja përkujton se:

         •    Trotinet elektrik mund të ngas personi që ka mbushur 14 vjeç.

         •    Shoferi i trotinetit elektrik ka për detyrë ta nget trotinetin në shtegun e biçikletave ose korsinë e biçikletave, dhe nëse ato nuk janë të ndërtuar, në shtegun e këmbësorëve, përkatësisht në zonën tjetër të dedikuar për lëvizjen e këmbësorëve. (ndalohet lëvizja me trotinet në rrugë).

         •    Shoferi i trotinetit elektrik nuk guxon të lëvizë në shtegun, përkatësisht korsinë e biçikletave, me shpejtësi më të madhe se 25 km / orë, ndërsa në trotuar dhe shtegun e këmbësorëve, nuk guxon të lëvizë me shpejtësi më të madhe se 6 km / orë.

         •    Nëse dy ose më shumë shoferë të trotinetëve elektrikë lëvizin në grup, ata kanë për detyrë të lëvizin njëri pas tjetrit.

         •    Shoferi i trotinetit elektrik ka për detyrë të nget mjetin në mënyrën që nuk e zvogëlon qëndrueshmërinë e mjetit, përkatësisht nuk duhet t'i heq duart nga timoni, të mbahet për mjetin tjetër, të transportojë, të tërheqë ose të shtyjë sende që mund ta pengojnë ngasjen e mjetit.

         •    Shoferi i trotinetit elektrik nuk guxon të transportojë persona të tjerë gjatë ngasjes dhe nuk duhet të drejtojë kafshë.

         •    Shoferi i trotinetit elektrik duhet të mbajë helmetë mbrojtëse në kokë gjatë ngasjes së mjetit. (duhet, por nuk ka sanksion)

           •  Shoferi i trotinetit elektrik, nga muzgu i parë deri në agimin e plotë, si dhe në kushtet e shikimit të zvogëluar, ka për detyrë të veshë jelek reflektues gjatë ngasjes së mjetit.

           •  Trotineti elektrik duhet detyrimisht të ketë dritë të bardhë në pjesën e përparme dhe dritë të kuqe në pjesën e pasme.

KRSKRR-ja me thirrje: Gjithnjë kur merrni pjesë në komunikacion me trotinet elektrik, respektoni rregullat në komunikacion, për sigurinë tuaj dhe për shkak se jeni pjesëmarrës aktiv në komunikacion.

Grupet e synuara

  • Automjete
  • Çiklistë
  • Fëmijët në komunikacion
  • Këmbësorë
  • Motoçiklistë
  • Të rinjtë

Propozimet dhe komentet Tuaja

Përmes këtij formulari mund të paraqisni ideja, propozime dhe projekte të dobishme nga të gjitha fushat e sigurisë në komunikacion

Компании кои се грижат за безбедноста во сообраќајот