Lajmet dhe aktivitetet

You are here

KRSKRR: Në kremtimin e maturës pa automjet!

"Nuk je çapkën nëse vdes në maturë!" "Shfaqe maturën në vepër!" "Në kremtimin e maturës, pa automjet!" janë mesazhet me të cilat Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor uron maturën për të gjithë maturantët.

Kremtimi i maturës është veçanërisht i rëndësishëm për çdo maturant, për familjen e tij dhe për të dashurit e tij. Kjo ngjarje ka shkaktuar gjithnjë eksitim të veçantë te maturantët dhe të dashurit e tyre. Rëndësia e ngjarjes nuk diskutohet nga askush. Ajo që është shqetësuese është mënyra se si kremtohen netët e maturës: organizohen gara automjetesh, automjeti drejtohet pa patentë shoferi, automjeti drejtohet nën ndikimin e alkoolit, tërbohen nëpër rrugë, bëhen fotografi dhe video dhe publikohen në "statuset e çmendura të Fejsbukut" gjatë ngasjes së automjetit. Kjo, definitivisht, nuk është mënyra e duhur për të demonstruar maturën në vepër.

Statistikat e komunikacionit dhe përvojat nga vitet e kaluara tregojnë se në ditët kur organizohen kremtimet e maturës, numri i fatkeqësive në komunikacion rritet. Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në fatkeqësi janë të rinj - maturantë, të cilët zakonisht në fatkeqësi përfundojnë me dëmtime të rënda trupore, dhe jo rrallë edhe humbin jetën e tyre.

Disa ngjarje tragjike nga vitet e kaluara në fatkeqësitë e komunikacionit me maturantë të vdekur dhe të lënduar e tronditën të gjithë vendin. Nëse përfundimisht kanë marrë mësim nga këto?

Përgjegjësia për sjelljen devijuese të një pjese të maturantëve në komunikacion është kryesisht te të rinjtë, por edhe te prindërit e tyre.

Duke pasur parasysh faktin se shumica e kremtimeve të maturës në vend organizohen këtë fundjavë, KRSKRR-ja me thirrje, së pari për prindërit: Ka shumë mënyra në të cilat mund t'ua uroni maturën të dashurve tuaj. Dhënia e automjetit familjar është mënyra më e keqe dhe më e rrezikshme për t'u treguar fëmijëve se sa ka rëndësi matura e tyre për ju. Mos i lejoni fëmijët tuaj të shkojnë në kremtimin e maturës me automjetin familjar dhe mos i lejoni të ngasen nga ndonjë maturant tjetër. Gabimet në komunikacion mund të jenë fatale dhe mund të pendoheni për gabimin e bërë gjatë gjithë jetës suaj, por fatkeqësisht atëherë do të jetë tepër vonë dhe asgjë nuk mund të ndryshohet.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se fatkeqësitë e komunikacionit janë një nga shkaqet kryesore të vdekjes së të rinjve. Çdo vit, rreth 400,000 të rinj në mbarë botën humbin jetën në fatkeqësi komunikacioni. Kjo do të thotë që çdo ditë rreth 1,100 të rinj humbin jetën në fatkeqësi komunikacioni. Situata në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e ngjashme dhe shqetësuese.

KRSKRR-ja ua uron maturën të gjithë maturantëve dhe bën thirrje për ndërgjegje dhe seriozitet, sepse komunikacioni nuk është lojë, pasojat e fatkeqësive në komunikacion janë të dhimbshme, të përhershme dhe të pakompensueshme. Shkoni në kremtimin e maturës pa automjet, kremtoni me gëzim, lumturi dhe dinjitet. Gëzuar maturën! 

Grupet e synuara

  • Automjete
  • Çiklistë
  • Fëmijët në komunikacion
  • Këmbësorë
  • Motoçiklistë
  • Të rinjtë

Propozimet dhe komentet Tuaja

Përmes këtij formulari mund të paraqisni ideja, propozime dhe projekte të dobishme nga të gjitha fushat e sigurisë në komunikacion

Компании кои се грижат за безбедноста во сообраќајот