Lajmet dhe aktivitetet

You are here

KRSKRR: Kontrollet e intensifikuara të komunikacionit janë të domosdoshme për siguri më të madhe në komunikacion

 

РСБСП: Засилените сообраќајни контроли се нужни за поголема безбедност во сообраќајот – KRSKRR: Kontrollet e intensifikuara të komunikacionit janë të domosdoshme për siguri më të madhe në komunikacion

Kontrollet e intensifikuara të komunikacionit nga policia e komunikacionit në muajt e fundit tregojnë se disiplina dhe përgjegjësia e pjesëmarrësve në komunikacion ende nuk janë në nivelin e kërkuar. Fatkeqësisht, buletinet e policisë dhe mediet raportojnë çdo ditë për një numër të madh të shoferëve të sanksionuar për ngasjen e mjetit motorik nën ndikimin e alkoolit, drejtimin e mjetit motorik pa patentë shoferi, mosrespektim të rregullave të kufizimit të shpejtësisë, parakalim në mënyrë jo të rregullt, ngasje të mjetit motorik të paregjistruar dhe me defekt teknik dhe një numër të madh shkeljesh të tjera të komunikacionit që rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Duket se një grup i caktuar i pjesëmarrësve në komunikacion nuk shqetësohet për faktin se çdo vjet në rrugët urbane dhe ndërurbane në Republikën e Maqedonisë së Veriut rreth 150 persona e humbin jetën në fatkeqësi të komunikacionit, ndërsa rreth 6000 persona lëndohen.

Përvoja e vendeve që tregojnë rezultate më të mira në fushën e sigurisë në komunikacion tregojnë se përveç infrastrukturës së mirë të komunikacionit, rezultatet më të mira në sigurinë në komunikacionin rrugor arrihen përmes kombinimit të duhur të masave parandaluese dhe represive.

Në fushën e parandalimit, KRSKRR-ja thekson se kultura dhe shprehitë në komunikacion mësohen që në moshë të hershme dhe kjo është arsyeja pse Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u kushton vëmendje të veçantë në punën e tij më të rinjve. Sa u përket të të rriturve, është e rëndësishme të thuhet se procesi i ndryshimit të shprehive dhe kulturës në komunikacion është një proces i ngadalshëm dhe i vështirë dhe për atë qëllim KRSKRR-ja realizon fushata të vazhdueshme dhe të fuqishme, ndërsa efektet e fushatave mund të ndihen vetëm në planin afatgjatë.

Nga ana tjetër, masat represive japin rezultate më të shpejta dhe efektet e masave represive mund të ndjehen edhe në periudhë më të shkurtër.

KRSKRR-ja e mbështet procesin e kontrolleve të intensifikuara të komunikacionit dhe ky duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i fuqishëm. Gjëja më e rëndësishme është që qytetarët të dinë se masat represive zbatohen për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre dhe ato synojnë t'i parandalojnë kryerësit e kundërvajtjeve në komunikacion nga përsëritja e kundërvajtjes në komunikacion. Masat parandaluese kanë për qëllim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, ndërsa me masat represive duhet të sanksionohen ata pjesëmarrës në komunikacion të cilët, përkundër të gjitha thirrjeve dhe indikacioneve, ende sillen të padisiplinuar dhe të papërgjegjshëm në komunikacion - potencoi Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSKRR-së me rastin e kontrolleve të intensifikuara nga policia e komunikacionit.

Të dhënat statistikore për vitin 2020 tregojnë se këtë vit ka zvogëlim të ndjeshëm të numrit të fatkeqësive në komunikacion dhe numrit të personave të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësi të komunikacionit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe ky trend rënës duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa kontrollet e intensifikuara të komunikacionit nga policia e komunikacionit veprojnë pikërisht në këtë drejtim. 

Grupet e synuara

  • Automjete
  • Çiklistë
  • Fëmijët në komunikacion
  • Këmbësorë
  • Motoçiklistë
  • Të rinjtë

Propozimet dhe komentet Tuaja

Përmes këtij formulari mund të paraqisni ideja, propozime dhe projekte të dobishme nga të gjitha fushat e sigurisë në komunikacion

Компании кои се грижат за безбедноста во сообраќајот