Lajmet dhe aktivitetet

You are here

Konferencë ndërkombëtare në Serbi me temë: "Siguriа e komunikacionit në bashkësinë lokale"

Nga 16 deri më 19 qershor 2021, në Kopaonik, Serbi, organizohet konferenca ndërkombëtare me temë: "Siguria e komunikacionit në bashkësinë lokale". Konferenca u organizua nga Fakulteti i Komunikacionit - Beograd dhe në të morën pjesë një numër i madh profesorësh dhe ekspertësh të tjerë të shquar në fushën e komunikacionit. Përveç kësaj, në konferencë morën pjesë edhe përfaqësuesit e Agjencisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Serbisë, përfaqësuesit e Agjencisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës Sërpska dhe të tjerë.Në konferencë, në mënyrë aktive morën pjesë edhe përfaqësuesit e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.Qëllimi i konferencës ishte avancimi i sigurisë në komunikacionin rrugor përmes zbatimit të politikave dhe masave në nivelin qendror dhe lokal.Brenda konferencës, u realizuan një sërë ligjëratash profesionale, prezantimesh, takimesh pune në grupet e punës, tryezash të rrumbullakëta për avancimin e sigurisë në komunikacion, etj. Të gjitha aktivitetet e realizuara synojnë shkëmbimin e përvojës, njohurive dhe praktikave të mira për avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.Përveç takimeve të shumta të punës me përfaqësuesit e Fakultetit të Komunikacionit në Beograd, brenda konferencës, kryetarja e KRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska realizoi takim pune me Dushko Peshiq - drejtor i Agjencisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Serbisë për të diskutuar mbi detajet e realizimit të "Fushatës Verore 2021" si dhe mbi mundësitë për zgjerimin e saj në vendet e rajonit.Konferenca u mbështet nga mediet në Republikën e Serbisë. Kryetarja e KRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska mori pjesë me deklaratë në mediet ku i theksoi përvojat nga konferenca, përvojat nga bashkëpunimi i deritanishëm me Agjencinë për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Republikës së Serbisë, aktivitetet e planifikuara në periudhën e ardhshme dhe e theksoi nevojën për bashkëpunim më të madh midis të gjitha subjekteve kompetente në vendet e rajonit, me qëllim të kemi komunikacion më të sigurt dhe më pak viktima në rrugë.

Grupet e synuara

  • Automjete
  • Çiklistë
  • Fëmijët në komunikacion
  • Këmbësorë
  • Motoçiklistë
  • Të rinjtë

Propozimet dhe komentet Tuaja

Përmes këtij formulari mund të paraqisni ideja, propozime dhe projekte të dobishme nga të gjitha fushat e sigurisë në komunikacion

Компании кои се грижат за безбедноста во сообраќајот