You are here

Gordana Kozhuvarovska

Gordana Kozhuvarovska u lind më 11.02.1963 në Manastir.

Arsimi:

Magjistre e Shkencave të Komunikacionit, Universiteti "Shën Kliment Ohridski” - Manastir, Fakulteti Teknik - Manastir.

 

Vendi i punës:

Profesoreshë e lëndëve profesionale të komunikacionit në Shkollën e Mesme Komunale "Taki Daskallo" - Manastir me përvojë 30-vjeçare (punësimi i parë 01.09.1989).

 

Anëtarësimi në trupat profesionale:

Kryetare e Organizatës Sindikale të SHMK "Taki Daskallo" - Manastir

Anëtare në MPB Manastir - Këshilli i Parandalimit i Qytetit të Manastirit

Anëtare e Lidhjes së Inxhinierëve të Komunikacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

 

Përvoja specifike:

Autore e librave shkollorë, si në vijim:

"Njohja e mallrave në transport" për profesionin e komunikacionit ("Prosvetno Delo", Shkup, 1996)

"Depot" për profesionin e komunikacionit ("Prosvetno Delo", Shkup, 1997)

"Teknologjia e menaxhimit dhe deponimit të ngarkesave" për vitin e dytë të profesionit të komunikacionit (MASH, Shkup, 2010)

"Siguria dhe rregullimi i komunikacionit rrugor" për vitin e tretë të profesionit të komunikacionit (MASH, Shkup, 2010)

 

Bashkautore e librit shkollor:

"E drejta e transportit dhe sigurimi" për vitin e katërt të profesionit të komunikacionit (MASH, Shkup, 2010)

"E drejta e transportit dhe sigurimi" për vitin e katërt të profesionit të komunikacionit (MASH, Shkup, 2017-2018)

Autore e punimeve shkencore dhe pjesëmarrëse në tubime, konferenca dhe simpoziume shkencore ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe jashtë saj

Autore e punimeve profesionale të botuara në "Prosveten Rabotnik", "Vospitni Krstopati", "Razgledi", "Rosica" dhe të tjerë.

Mentore e Njësisë Shkollore të Komunikacionit në SHMK "Taki Daskallo" - Manastir, që nga viti 1992 - aktualisht recensuese e zgjedhur nga komisioni kombëtar i MASH-it - Shërbimi Pedagogjik, Shkup, 2010.

 

Çmimet:

Çmimi "Cirili dhe Metodi" me rastin e 24 Majit - Ditës së Arsimtarëve Sllavë Shën Cirili dhe Metodi, i ndarë nga Shoqata e Arsimtarëve të Arsimit Fillor dhe të Mesëm - Manastir, mirënjohja e ndarë për arsimtarin më të mirë dhe më të suksesshëm për vitin shkollor 2003/2004.

Diplomë dhe certifikatë nga garat shtetërore më 27, 28 dhe 29 të shkollave të mesme elektroteknike, mekanike dhe të komunikacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Certifikatë për pjesëmarrje në konferencën profesionale me temë "Zhvillimet në praktikën edukativo-arsimore", SHMK "Taki Daskallo", Manastir, 2010.

Certifikatat për pjesëmarrje aktive në simpoziumet me temë "Ndërdisiplinariteti i logjistikës dhe komunikacionit", 2010-2018.

Me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, nr. 08 - 3109/1 të miratuar në seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 27.05.2019, të botuar në Gazetën Zyrtare të RMV-së nr. 107/19 nga 28.05.2019, mr. Gordana Kozhuvarovska, është emëruar kryetare e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor. 

Propozimet dhe komentet Tuaja

Përmes këtij formulari mund të paraqisni ideja, propozime dhe projekte të dobishme nga të gjitha fushat e sigurisë në komunikacion

Компании кои се грижат за безбедноста во сообраќајот